Kapacitetet e “Gazprom”-it të nxjerrjes të gazit përbëjnë 360 milionë metra kub gaz në ditë, njoftoi Kreu i kompanisë Aleksei Miler. Ai përmendi, se sipas parashikimeve të koncernit, ky dimër do të jetë më i ftohtë se ai i vjetshëm . Miler vuri në dukje gjithashtu, se kërkesa për gaz në tregun e brendshëm rus në tetor filloi të rritet, kurse kërkesa e tregut të huaj i tejkaloi vëllimet e periudhës së para krizës. Kreu i “Gazprom”-it shpreson, se koncerni do të presë Vitin e Ri pa probleme me partnerët e huaj.