Përafërsisht 13 milionë hektarë pyje në planetin tonë priten çdo vit, flitet në raportin e Fondit Botëror të natyrës së egër. Liderët botërorë bëjnë thirrje tashmë që në vitin 2010 të arrihet ndërprerja e plotë e prerjes së pyjeve. Kjo do të thotë, se njëkohësisht me prerjen e pyjeve do të realizohen programet për mbjelljen e pemëve të reja. Ruajtja e pyjeve do të lejojë që të luftohet me sukses kundër derdhjeve të gazeve karbonike në atmosferë dhe do të garantojë larminë biologjike.