OKB-ja po zhvillon përgatitje aktive për turin e dytë të zgjedhjeve të pritshme presidenciale në Afganistan. Tashmë fletët e votimit janë shtypur dhe çuar në vendet përkatëse, filloi shpërndarja e mjeteve të posaçme për votimin. Lufta kryesore, siç pritet, do të bëhet përsëri midis Presidentit aktual veprues Hamid Karzaj dhe ish kreut të MPJ Abdulla Abdullai. Që përfundimet e turit të dytë të mos shkaktojnë dyshime, OKB-ja ka ndërmend të zëvendësojë 200 koordinatorët e zgjedhjeve në vend.