Gazsjellësi “South Stream” (“Rryma Jugore”) i ka të gjitha shanset për tu vënë në shfrytëzim më parë se sa projekti analog me të “Nord Stream”. Në një konkluzion të tillë arriti Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin pas takimit të zhvilluar me homologun e tij italian Silvio Berluskoni, i cili erdhi në Shën Peterburg me një vizitë private. Ja se ç’shkruan në lidhje me këtë vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Boris Tumanov. Dhe, në përgjithësi, një konkluzion i tillë i Vladimir Putinit është plotësisht i shpjegueshëm. Vërtet, që nga koha e marrëveshjeve të paradokohshme të arritura midis Rusisë dhe Turqisë, Bullgarisë dhe Serbisë në lidhje me itinerarin e gazsjellësit “South Stream” ekzistojnë shumë më tepër arsye për optimizëm përkatësisht fatit të këtij gazsjellësi, se sa tubacionit “Nord Stream”, realizimi i të cilit shkakton dyshime të caktuara tek një sërë vendesh të pellgut të Detit Balltik. Dhe takimi me Silvio Berluskonin e konfirmon më së mirë këtë gjë. Disa e quajnë të palejueshëm atë fakt, se zoti Berluskoni injoroi në këtë situatë Mbretin e Jordanisë që ndodhej në Romë. Vetëkuptohet, se veprimet ekstravagante dhe jo rrallëherë shokuese të zotit Berluskoni, nuk habisin më askënd. Por, përsa i përket biznes vizitës aktuale me të vërtetë mjaft të frytshme të tij, mua më duket si tejet shokuese sjellja e diplomatëve amerikanë në Romë, të cilët i lejuan vetes të shprehin “preokupimin” e tyre në lidhje me marrëdhëniet, sipas mendimit të tyre, si tepër të ngushta të Silvio Berluskonit me Vladimir Putinin dhe Muammar Qadaffin dhe i bënë thirrje Kryeministrit italian “për ti diversifikuar marrëdhëniet e veta ndërkombëtare”. Shfaqja e një mungesë të tillë krejtësisht të hapur takti nga ana e diplomacisë amerikane duket fare qartë se u provokua nga ai fakt, se ajo vazhdon ta shohë si dhe më parë gazin rus si faktor që i sjell dëm të vërtetë interesave të SHBA-s në Europë.