Kievi është gati të rinisë dialogun me Moskën, ndër të tjera të nivelit më të lartë, deklaroi Kreu i MPJ i Ukrainës Peter Poroshenko. Në takimin me homologun rus Sergei Lavrov ai theksoi, se marrëdhëniet e dy vendeve fqinje dhe partnerëve strategjikë nuk kanë nevojë për riformatim, por për shfrytëzimin maksimal të potencialit që ato zotërojnë. Lavrov, nga ana e vet, theksoi, se Moska është e gatshme të zgjidhë të gjitha çështjet në bazë të interesave të popujve të të dy vendeve. Kjo ka të bëjë me të gjitha drejtimet e bashkëpunimit, ndër të tjera bashkëveprimit në arenën botërore.