Sipas njoftimeve të botimit rus “Nezavisimaja gazeta”, Turqia dha miratimin e zhvillimit të punëve kërkimore gjeologjike në lidhje me zonën ekonomike të hapësirës ujore të Detit të Zi për shtrimin nëpër fundin e tij të gazsjellësit “Rryma Jugore”. Kryeministrat e Italisë, Turqisë dhe Rusisë në takim konfirmuan gjithashtu synimin e vazhdimit të punës për avancimin e projektit të naftësjellësit Samsun-Xhejhan, diskutimet rreth të cilit po zhvillohen që prej vitit 2005. Vladimir Putin njoftoi, se në këtë projekt, përveç Rusisë është gati të marrë pjesë edhe Kazakistani.