Në Kongresin e SHBA-s u paraqit projekt ligji, i cili rreptëson sanksionet e njëanshme kundër Iranit. Dokumenti drejtohet në radhë të parë kundër kompanive të huaja telekomunikative, që investojnë në sektorin energjetik në Republikën Islamike. Qëllimi i autorëve të këtij projket ligji është rritja e presionit mbi Teheranin dhe që ta detyrojnë atë të përmbushë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar në lidhje me programin bërthamor.