Në Lituani u evidentua vendi, ku ndodhej burgu i fshehtë i CIA-s së SHBA-s. Kanali televiziv vendas konfirmon, se ai ndodhej në rrethinat e kryeqytetit-Vilnews. Sipas të dhënave të popullsisë vendase, 5 vjet më parë këtu ndodhej një objekt, ku zotëruesit e tij ishin amerikanët. Aktualisht ai i përket Departamentit të sigurimit shtetëror të Republikës. Informacionin mbi burgun lituanez për terroristët irakianë Vilnews-i zyrtar e mohon, por në SHBA-s po shfaqen hollësi të reja në lidhje me këtë histori. Pak ditë më parë kanali televiziv ABC News njoftoi datat dhe numrat e avionëve, me anë të të cilët të burgosurit u çuan nga Iraku në Lituani. Sipas komfirmimit të ish bashkëpunëtorit të CIA-s, atje mbaheshin 8 veta.