Rusia do të marrë pjesë në dëgjimet që do të organizohen në Gjykatën Ndërkombëtare në lidhje me çështjen e paligjshmërisë së njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Për këtë deklaroi në konferencën për shtyp në Moskë Përfaqësuesi zyrtar i MPJ të Federatës Ruse Andrei Nesterenko. “Rusia konfirmon gatishmërinë e vet për vazhdimin e ndërmarrjes së përpjekjeve me qëllim të përpunimit të një zgjidhjeje të drejtë dhe juridikisht korrekte të problemit kosovar”, nënvizoi ai. Dëgjimet verbale, gojore do të fillojnë në Gjykatën Ndërkombëtare më 1 dhjetor. Autoritetet shqiptare të Kosovës në shkurt të vitit të kaluar me mbështetjen e SHBA-s dhe një sërë vendeve të BE shpallën pavarësinë e kësaj krahine nga Serbia.