Automobilistëve rusë u kërcënohet obligimi për të paguar për qarkullimin nëpër rrugët automobilistike. Sipas të dhënave të botimit “Nezavisimaja gazeta”, nëpunësit propozojnë që të anulohet ndalimi veprues për akset rrugore me pagesë aty ku nuk ka rrugë alternative për anashkalim. Mbrojtësit e të drejtave të automobilistëve e konsiderojnë këtë iniciativë provokacion politik, i cili mund të shkaktojë protesta masive dhe bllokim të akseve rrugore federale. Por në Ministrinë e zhvillimit ekonomik janë më se të bindur, se iniciativa e tyre nuk do të shkaktojë ndonjë reagim negativ tek automobilistët. Qarkullimi në rrugët me pagesë nuk do të jetë shumë i shtrenjtë dhe qytetarëve nuk do tu duhet të heqin dorë nga kalimi në aksin me pagesë. Sikur, gjoja, ata do të qarkullojnë si në Gjermani, Kinë dhe vende të tjera. Por, po në atë Europë automobilistëve askush nuk ua mohon të drejtën e variantit alternativ. Siç shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”, ata mund të përdorin si parkingun me pagesë, po ashtu dhe atë falas, si aksin me pagesë, ashtu dhe rrugën e zakonshme automobilistike, ata gëzojnë të drejtën e zgjedhjes së lirë. Kurse propozimi i Ministrisë së zhvillimit ekonomik të Rusisë shkel nenin e Kushtetutës ruse mbi të drejtën e qarkullimit të lirë të qytetarëve.

 
***


Përfaqësuesi i Bankës së Rusisë deklaroi se në fund të vitit inflacioni mund të fiksohet në nivelin nën 10 %. Ekspertët e anketuar nga botimit “Rossiskaja gazeta” janë me se të bindur, se një luhatje e tillë e çmimeve, si në vitin e kaluar, në dhjetor nuk do të ndodhë, por ata i alarmon ai fakt se me çfarë çmimi mund të arrihet kjo gjë. Gjatë javës së fundit inflacioni nominoi në zero. Që nga fillimi i vitit çmimet u rritën, sipas të dhënave zyrtare, pak më shumë se 8 %. Sa për krahasim: vitin e kaluar po në këtë periudhë inflacioni përbënte 11 %. Aktualisht Sberbank-a ruse po korrekton në mënyrë të vazhdueshme parashikimin në drejtim të rënies së tij. Botimi “Rossiskaja gazeta” kujton se kjo metodë e shtypjes së inflacionit është e mbarsur me rrezikun e rënies së prodhimit si rezultat i reduktimit te mjeteve financiare qarkulluese të ndërmarrjeve, rritjes së mospagesave reciproke, si dhe me rritjen e nivelit të papunësisë.


***


Deputetët e Dumës Shtetërore duan të ruajnë pas vetes privilegjet që gëzojnë aktualisht deri në fund të jetës, njofton botimi “Novie izvestia”. Në momentet e tanishme anëtarët e të dyja dhomave të parlamentit rus gëzojnë të drejtën e përfitimit të shërbimit mjekësor falas në Spitalin Klinik Qendor dhe në poliklinikat e administratës presidenciale. Përveç kësaj, shteti u paguan atyre një siguracion në rast vdekjeje, invaliditeti ose ndonjë dëmtimi tjetër të shëndetit me vlerë ekuivalente të barazvlefshme me shumën e një shpërblimi vjetor. Të gjitha këto shërbime i përfitojnë edhe bashkëshortët e deputetëve, fëmijët e tyre nën moshën e pjekurisë, si dhe fëmijët-studentë. Bile dhe atyre, që për vite me radhë nuk marrin bile as mundimin të duken në parlament, ligji u jep të drejtën e plotë për pushime dinjitoze dhe aspak rënduese për nga pikëpamja e barrës mbi buxhetin familjar. Por anëtarët e qeverisë, të cilët kanë punuar jo më pak se një vit në të, përfitojnë shërbim të përjetshëm mjekësor dhe kovaleshencë, kurse deputetët-jo. Siç shkruan botimit “Novie izvestia”, në qoftë se amendamenti legjislativ do të miratohet, atëherë deputetët e Dumës Shtetërore, bile duke marrë edhe parashtesën “ish”, do të ruajnë pas vetes aksesin e palimituar në kohë në qendrat mjekësore të vendit me mbështetje të qenësishme nga ana e buxhetit të shtetit.