Në Olimpin Antik u zhvillua ceremonia e ndezjes së zjarrit për Olimpiadën e XXI-të Dimërore të vitit 2010 që do të zhvillohet në Kanada. Më tej do të fillojë stafeta e Zjarrit Olimpik nëpër gjithë Greqinë dhe më 29 tetor në Athinë zjarri do tu dorëzohet organizatorëve të Olimpiadës së XXI të Lojërave Dimërore, të cilat do të zhvillohen në Vankuverin kanadez në shkurt të vitit 2010.