Rusia del për atë që ti jepet bashkëpunimit për çështjet e sigurimit të vendeve të zonës së Detit Kaspik një karakter objektiv, u shpreh në Baku Zëvendësi i kreut të MPJ Sergei Rjabkov, i cili kryeson delegacionin rus në takimin që po zhvillohet atje në lidhje me problemet e sigurimit në Detin Kaspik në nivel zëvendës ministrash të punëve të jashtme të vendeve pranëkaspike: Azerbaixhanit, Iranit, Federatës Ruse, Kazakistanit dhe Turkmenisë. Rusia ka shumë propozime dhe amendamente për projektin e marrëveshjes për sigurimin në rajonin e Detit Kaspik, theksoi Rjabkov. Në veçanti, propozohet që të krijohen qendra të veçanta të shkëmbimit të informacionit si dhe bashkëpunimit në veprimtari të ndryshme.