Rusia del kundër përpjekjeve të Ukrainës për rregullimin e njëanshëm të çështjeve të ndërlikuara që kanë të bëjnë me funksionimin e Flotës së Detit të Zi, deklaroi Zëvendës kreu i MPJ të Federatës Ruse Grigori Karasin në intervistën e vet dhënë gazetës “Izvestia”. Ai vuri në dukje, se urdhëresat e Presidentit të Ukrainës, të cilat destinohen për rreptësimin e regjimit të kalimit të kufirit shtetëror të këtij vendi nga anijet ushtarake të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse si dhe zhvendosjes së formacioneve ushtarake ruse në territorin ukrainas përtej vendeve të dislokimit të tyre të përhershëm, shkelin marrëveshjen ekzistuese bazë me Flotën e Detit të Zi dhe pengojnë funksionimin e saj.