Ish lideri i serbëve boshnjakë Radovan Karaxhiç do të bojkotojë hapjen e procesit nëlidhje me çështjen e tij në Gjykatën e Hagës, të përcaktuar për 26 tetorin. Për këtë ai njoftoi gjykatësit në letrën e vet, njoftoi agjencia informative e Hollandës ANP. Karaxhiç akuzohet për krime ushtarake, të kryera gjatë konflikteve në territorin e ish Jugosllavisë në fillim të viteve 90-të. Për një kohë të gjatë ai u fsheh nga drejtësia ndërkombëtare, por u arrestua nga shërbimet speciale të Serbisë dhe u dorëzua në Hagë. Ai nuk i pranon akuzat e bëra në adresë të tij.