Zëri i Rusisë Kandidatura e Kryeministrit të Italisë Silvio Berluskoni u paraqit për Çmimin Nobel të vitit 2010. Për këtë shpalli në Romë “Komiteti i lirisë”. Janë mbledhur për këtë qëllim rreth 20 mijë firma si në vetë Itali, ashtu dhe përtej kufijve të saj. Ndër arritjet e Kryeministrit italian Berluskoni për forcimin e paqes, që meritojnë të njihen mbarëbotërisht, Komiteti në fjalë përmend misionin e tij të suksesshëm të ndërmjetësisë për ndalimin e konfliktit ruso-gjeorgjian në gusht të vitit të kaluar.