Zëri i Rusisë Foto Ria LajmetDetyrë e ekonomisë ruse është të distancohet nga modeli i bazimit të ekonomisë në shfrytëzimin e lëndës së parë. Ky mendim tingëlloi si lajtmotiv në takimin e Presidentit Dimitri Medvediev me përfaqësuesit e Bashkimit të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë. Nga Kremlini njofton korrespondenti ynë Mihaill Kurakin: “Një format i tillë komunikimi me biznes-komunitetin nuk po shfrytëzohet aspak për herë të parë. Faktikisht, fjalë bëhet mbi diskutimin e hapur të autoriteteve pushtetore dhe industrialistëve më të mëdhenj në lidhje me problemet më të rëndësishme që preokupojnë tej mase të dyja palët. Bisedën aktuale Presidenti Medvediev e filloi me të kujtuarit të pranishmëve mbi përgatitjen nga ai të mesazhit të vet drejtuar Asamblesë Federale si dhe aktikullit të paradokohshëm me titull “Përpara, Rusi”! Ky artikull, përveç vlerësimit të situatës aktuale në vend, përmbante edhe thirrjen drejtuar qytetarëve të vendit për tu ingranuar në diskutimet e debatet përkatësisht kërkimit të rrugëdaljeve nga kriza dhe modernizimin e vendit. Po për këto probleme Presidenti u propozoi të shprehen edhe krerëve të kompanive më të mëdha ruse: “Unë do të dëshiroja të dëgjoja nga goja juaj, para së gjithash, se ç’mendoni ju në lidhje me modernizimin e ekonomisë. Sepse të gjithë duket se e kuptojnë fort mirë se kështu nuk mund të jetohet dot më tej. Kriza zbuloi anët më të dobëta të ekonomisë sonë. Dhe, duket fare qartë, se në qoftë se ne nuk do të përpiqemi vetë të ndryshojmë veten, atëhere kriza e re shumë kompani që janë të pranishme sot këtu, thjesht, do ti varrosë. Ajo mbështetje financiare që ne i dhamë edhe ekonomisë, edhe kompanive është e paprecedentshme për vendin tonë. Dhe, në përgjithësi duhet thënë, se ajo tashmë e luajti rolin e vet, po fillon të sjellë frytet e veta të para. Konkluzionet paraprake të tremujorit të tretë tregojnë, se ne, pavarësisht nga thellësia fort e ndjeshme e rënies së ekonomisë sonë (gjë të cilën nuk e priste askush nga të pranishmit), po fillojmë megjithatë të rimëkëmbemi. Pikësynimi ynë i përbashkët është tani që të distancohemi nga modeli ekonomik i bazuar mbi shfrytëzimin e lëndës së parë bile pavarësisht edhe nga vetë fakti, se pjesa dërrmuese e kompanive të përfaqësuara sot në takim merret pikërisht me këto çështje. I pari nga biznes-komuniteti e mori fjalën Kreu i Bashkimit rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve Aleksandër Shohin. Në diskutimin e vet ai nuk ndërmorri përpjekjen për të vënë në dyshim “diagnozën” e vënë nga Dimitri Medvediev gjendjes së punëve me inovacionet dhe aplikimin e teknologjive të reja. Kreu i këtij Bashkimi u përqendrua kryesisht në iniciativat me të cilat erdhi biznesi në këtë takim. Në veçanti, Aleksandër Shohin propozoi zhvillimin me kalimin e kohës të transformimit të kompanive shtetërore në shoqëri aksionere. Mendim ky me të cilën Kryetari i shtetit u pajtua plotësisht. Kreu i kompanive “Bazovoi element” (“Elementi bazë”) dhe “Russkij aluminjij” (“Alumini rus”) Oleg Deripaska, nga ana e vet, iu ankua sërish Kryetarit të shtetit në lidhje me nivelin e lartë të korrupsionit. Ndër të tjera edhe për korrupsionin me përmasa kërcënuese që ka vend në gjykatat e vendit. Ndaj kësaj Dimitri Medvediev reagoi në këtë mënyrë: “Në radhë të parë është preokupim i biznesit ai që të mos japë ryshfete dhe të njoftojë mbi faktet e ushtrimit të shantazhit mbi të në organet e ruajtjes së rendit. Si përfundim biznes-komunitetit rus iu dha për të satën herë me radhë sinjali i qartë në lidhje me atë, se pikërisht në duart e tij ndodhet pjesa më e madhe e ekonomisë së vendit dhe se për shtetin është mjaft e rëndësishme të mësojë se si do të zhvillohet në të ardhmen sektori më aktiv dhe më mobil privat i ekonomisë së Rusisë.