Zëri i Rusisë Pasqyra e shtypit Foto RIA LajmetPresidenti i Rusisë Dimitri Medvediev, gjatë vizitës së vet zyrtare njëditore në Serbi, nënshkroi një sërë marrëveshjesh dypalëshe, ndër të tjera edhe për ndërtimin dhe shfrytëzimin e sektorit serb të gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”). Botimi “Novie izvestia” shkruan, se negociatat midis Dimitri Medvedievit dhe Boris Tadiçit vazhduan për një kohë të gjatë, kishte mjaft tema për diskutim në to: sepse kjo ishte vizita e parë e Presidentit rus në Serbi. Gazeta “Kommersant” njofton, se Rusia do ti japë Serbisë një kredi prej 1 miliardë e 350 milionë eurosh. Sipas përfundimeve të bisedimeve u nënshkruan 7 marrëveshje. Ndër më të rënësishmet u bënë protokolli dhe marrëveshja për krijimin e dy ndërmarrjeve të përbashkëta midis “Gazprom-it” dhe “Serbiagaz”. Në veçanti, ato do të projektojnë, do të ndërtojnë dhe do të shfrytëzojnë segmentin serb të gazsjellësit “South Stream”, si dhe do të shfrytëzojnë depon e nëndheshme për ruajtjen e rezervave të kësaj lënde hidrokarbure me vëllim prej 450 milionë metra kub gaz. Dimitri Medvediev deklaroi, se këto projekte i përgjigjen plotësisht karakterit strategjik të marrëdhënieve midis dy shteteve. Duke marrë fjalën në parlamentin serb - Skupshtinën Popullore - Medvediev deklaroi, se Rusia e mbështet plotësisht Serbinë në çështjen që ka të bëjë me statusin e Kosovës. Ai mendon, se në momentet aktuale në botë nuk ia vlen të shpiken shkaqe të trilluara për shpërthim konfliktesh, përkundrazi, është e domosdoshme të bashkohen shtetet. Koha në të cilën ne jetojmë, mendon Dimitri Medvediev, bën thirrje për të kaluar në një nivel të ri në zgjidhjen e problemeve. Rusia është e gatshme të rregullojë marrëdhëniet me BE, NATO-n dhe Uashingtonin. Botimi “Rossijskaja gazeta” vë në dukje, se Lideri rus deklaroi mbi atë, se Moskës nuk i krijon alergji hyrja e anëtarëve të rinj në BE, ndër të tjera edhe shteteve të Europës Jug-Lindore. Mjafton që ky integrim të mos frenojë, të mos pengojë bashkëpunimin dypalësh të Rusisë me këto vende.