Zëri i Rusisë Foto RIA LajmetIndustria e bukurisë për fëmijë po vjen duke marrë super xhiro në mbarë botën. Dhe kryeqyteti rus nuk bën përjashtim këtu. Sipas të dhënave të gazetës “Moskovskaja pravda”, në Moskë, po mbijnë si kërpudhat pas shiut, sallone bukurie, manikyri dhe floktore. Dhe hyrja në to u lejohet vetëm përfaqësueseve më të reja të seksit të dobët (femër). Dhe të gjitha këto bëhen, - vë në dukje gazeta, - për pompimin e parave nga prindërit e tyre. Ekspertët kanë arritur tashmë të kalkulojnë se kur një vajzë bashkëkohore 10 vjeçare, duke bërë llogaritje sipas të dhënave statistikore mesatare, do të mbushë 50 vjeç, ajo do të shpenzojë gati gjysëm milioni dollarë për kujdesin ndaj flokëve dhe lëkurës së fytyrës. Në kushtet aktuale prindërit janë fort të zënë me veten e tyre, me punën dhe fëmijëve u kushtojnë jo aq sa duhet vemendje. Fëmijët mbeten kryesisht vetëm, në shoqërinë e vetvetes dhe e kalojnë kohën përpara ekranit të televizorit, i cili u dikton atyre mënyrën e të sjellurit të mbështetur mbi parimin: “Bukuria është gjithçka”. Por në ato familje ku fëmijës i kushtohet vemendje e rritur, ku fëmijët frekuentojnë rrethe të ndryshme, seksione sportive, probleme me vetëidentifikimin fëmijëve u lindin shumë më radhë. Preokupimi i tepruar i fëmijës me paraqitjen e vet të jashtme mund të çojë me kalimin e kohës në traumë psikike, konstaton gazeta “Moskovskaja pravda”.


Kometimi i artikullit të ditës


Psikologia, anëtarja e Shoqatës Europiane të Psikoterapisë Elena Prjadkina tërheq vemendjen ndaj problemeve të gjendjes psikike të fëmijëve. Ajo shprehet, në veçanti, mbi domosdoshmërinë e rregullimit në mënyrë legjislative ndër të tjera edhe të problemit që ka të bëjë me operacionet plastike me karakter kozmetik për adoleshentët: “Kjo gjë është e domosdoshme po ashtu si dhe çdo rregullim legjislativ i çfarëdolloj ndërhyrjeje kirurgjikale. Për më tepër se kjo është e lidhur me një problem mjaft serioz. Operacionet plastike tek fëmijët! Sepse këtu janë plotësisht të mundura jo vetëm ndërlikimet me karakter klinik, por edhe komplikacionet e karakterit psikologjik. Dhe këtu është e rëndësishme të flitet edhe mbi përgjegjësinë e veçantë të prindërve. Sepse fëmijët dhe adoleshentët nuk mund të marrin vendime në mënyrë plotësisht të vetëdijshme. Për shumë njerëz ekziston rreziku i të mësuarit me operacionet plastike, atyre u krijohet varësia psikologjike prej tyre. Në rastin me fëmijët duhet të tregohemi dyfish vigjilentë. Prandaj dhe është i domosdoshme në këtë rast krijimi i bazës ligjore”, konkludon Elena Prjadkina.