Zëri i Rusisë Qyteti Perm Foto RIA LajmetKëto ditë (nga 20-21 tetor) në kryeqytetin e krahinës së Permit do të zhvillohet konferenca e parë ndërkombëtare e rajoneve të Rusisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendeve europiane. Tema e saj është “Rajonet e Europës-zhvillim pa kufij”. Në kuadrin e konferencës po zhvillohen diskutimet e çështjeve që kanë të bëjnë me sigurimin politiko-juridik të lidhjeve rajonale ndërkombëtare si dhe një sërë bisedash mbi tema aktuale për rajonet europiane. Një nga ato, dhe pikërisht “Kultura si faktor i zhvillimit ekonomik bashkëkohor”, ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me atë që po ndodh tani në Kryeqytetin e rajonit Prikamja. Një vit më parë administrata e krahinës shpalli konkursin për shndërrimin e qytetit Perm në kryeqytet kulturor të Rusisë, thotë njëri nga autorët e këtij projekti, Ministri i kulturës dhe komunikacioneve masive të krahinës së Permit Boris Milgram: “Kryeqyteti kulturor është ai vend ku jo vetëm ndodhin shumë ngjarje të lidhura me artet, por dhe ku krijohen emra artistikë. Në Perm u hap Muzeu i Artit Kontemporan. Së shpejti në hartën e qytetit do të duket edhe “Rezidenca” - fshati në të cilin do të jetojnë piktorë, kompozitorë, baletmaestra. Në këta muajt e afërt do të fillojë të funksionojë edhe Qendra ndihmëse e dizajnit, me ndihmën e së cilës ne dhe planifikojmë ta shndërrojmë brenda 1 viti qytetin”, shprehet Boris Milgram. Ministri i kulturës dhe komunikacioneve masive të krahinës së Permit thotë, se arkitektët holandezë arritën të gjejnë një zgjidhje interesante, befasuese të një sërë problemeve urbanistike: “Qyteti i Permit është i rrethuar nga një varg përroskash e përrenjsh të tharë, të cilët banorët e tij i quajnë loge, kurse holandezët - lugina lumore. Ata mendojnë se të tatëpjetat e lartësive të relievit të thyer e zbukurojnë qytetin dhe propozojnë shndërrimin e përroskave, të cilat banorët e Permit preferojnë ti anashkalojnë, në vende pushimi. Pra, krijimin rreth e rrotull qytetit të një unaze parku. Në qoftë se do të arrihet të realizohet në jetë kjo ide, atëhere qyteti do të bëhet me të vërtetë shumë i bukur”, konkludon Boris Milgram.