Zëri i Rusisë Ministri i punëve të jashtme të Ukrainës Pjotër Poroshenko quajti si qëllim kryesor të vizitës së vet në Moskë, e cila do të zhvillohet më 23 tetor, vendosjen mirëbesimit midis dy vendeve. Siç njofton Agjencia ukrainase UNIAN, Poroshenko vuri në dukje, se Ukraina quan si prioritet të vetin bashkëpunimin me fqinjët marrëdhëniet me të cilët janë strategjike për të. Fjalë bëhet mbi Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë dhe Bashkimin Europian.