Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i shprehu mirënjohjen e vet popullit serb për nderimin e veprës heroike të luftëtarëve sovjetikë të cilët çliruan Beogradin nga okupatorët hitlerianë në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Duke marrë fjalën në aktivitetin solemn kushtuar 65 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit të Serbisë ai vuri në dukje domosdoshmërinë e mbrojtjes të së vërtetës të kësaj lufte, për më tepër tani kur po ndërmerren përpjekjet e neveritshme për të shtrembëruar, për të shpërfytyruar historinë.