Zëri i Rusisë Parandalimi i garës së armatimeve në hapësirën kozmike do të eliminojë rrezikun serioz që mund ti kanoset paqes dhe sigurimit, thuhet në projekt rezolutën për masat e besimit në kozmos, të paraqitur nga delegacioni i Rusisë në OKB. Bashkëautore të projektit rus u bënë edhe 58 vende, ndër të tjera edhe shtete të BE. Rezoluta të tilla janë miratuar me iniciativën ruse tashmë 3 herë dhe me kalimin e kohës numri i ithtarëve të tyre po vjen duke u rritur. SHBA-s gjithmonë kanë dalë kundër tyre.