Zëri i Rusisë Pjesa kryesore e gazit natyror që do të nxirret nga vendurimi Shtokman në Detin Barenc (nga 80-90 %) do të shkojë në tregun energjetik të SHBA-s, i njoftoi Kreu i filialit tregtar të “Gazprom-it” në Houston të shtetit Texas Xhon Hetenberger Agjencisë amerikane të biznes informacionit Bloomberg. Sipas fjalëve të tij, “kontratat me portet e SHBA-s, të cilët mund të pranojnë gazin e lëngëzuar, janë me rëndësi kyçe për zhvillimin e vendburimit Shtokman. “Gazprom” duhet ti sigurojë ato përpara se të merren vendimet që kanë të bëjnë me investimet kryesore në vendburimin Shtokman, theksoi Hetenberger.