Zëri i Rusisë Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai pranoi zyrtarisht “në emër të forcimit të ligjshmërisë dhe demokracisë në vend” zhvillimin e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të zhvillohen më 7 nëntor. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun e përshëndeti vendimin e Hamid Karzait, por në të njëjtën pranoi edhe vetë se organizimi i zgjedhjeve do të jetë “jashtëzakonisht i vështirë” atje.