Zëri i Rusisë Prodhuesit rusë të automobilave do të mund t’ia dalin mbanë punës me zgjidhjen e problemeve të veta dhe të modernizojnë prodhimin, tha Kryeministri Vladimir Putin në ceremoninë e lançimit të ciklit të plotë të prodhimit në uzinën “Volkswagen” nën Kalugë (pjesa Qendrore e Rusisë). Kryeminstri rus theksoi, se uzina e koncernit të huaj është pjesë e pandarë e industrisë ruse të automobilave dhe se mbi të përhapet veprimi i të gjitha programeve antikrizë të qeverisë së Rusisë.