Zëri i Rusisë Ekonomia ruse do të mund ti rivendosë pozitat e veta tashmë që aty nga viti 2010. Një mendim të tillë shprehu Presidenti i Dhomës Tregtare amerikane në Rusi Andrew Somers. Sipas fjalëve të tij, stabiliteti politik, rezervat e pasurive natyrore dhe intelektuele të vendit janë garanci e mrekullueshme për daljen e suksesshme nga kriza. Autoritetet ruse arritën të qeverisin me nikoqirllëk e në mënyrë të arsyeshme të ardhurat e fituara nga eksportimi i naftës, mendon financieri amerikan.