Zëri i Rusisë Në bisedimet e zhvilluara në Gjenevë delegacionet rus dhe amerikan këmbyen projektet e marrëveshjes së re e cila destinohet të zëvendësojë Traktatin mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (TASO) afati i veprimit të të cilit përfundon në dhjetor të këtij viti. Për këtë njoftoi përfaqësuesi zyrtar i departamentit amerikan të shtetit Jon Kelly.