Zëri i Rusisë Në fund të javës së kaluar menjëherë 3 shtete anëtare të Bashkimit Europian -Spanja, Rumania dhe Qipro — e paralajmëruan Komisionin Europian se në dëgjimet e pritshme që do të zhvillohen në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së ato do të deklarojnë mbi “paligjshmërinë” e vetëshpalljes së pavarësisë së Kosovës. Dëgjimet duhet të fillojnë më 1 dhjetor në Hagë dhe do të vazhdojnë deri më 11 dhjetor. I propozojmë vemendjes së vizitorëve të site tonë replikën e vëzhguesit të “Zërit të Rusisë”, kandidatit të shkencave historike Pjotër Iskenderov. Udhëheqja e BE dhe personalisht emisari i përhershëm, “i pafundosshëm” i tij për politikën e jashtme Havier Solana ndërmorrën jo pak përpjekje për legjitimizimin e separatistëve shqiptarë të Kosovës. Pa kaluar as 2 muaj pas shpalljes së pavarësisë së krahinës nëpunësit europianë bashkërenditën tekstin e kushtetutës së tij, ndërsa mbas gjysëm viti në Kosovë filluan të vendosen bashkëpunëtorët e Misionit civil të Bashkimit Europian. Siç pranoi këto ditë në raportin e vet mbajtur në Këshillin e Sigurimit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, Misioni europian faktikisht mori mbi vete rolin kyç në krahinën e Kosovës. Ndërsa përsa i përket përfaqësisë së OKB-së, duhet thënë, se bashkëpunëtorët e saj do të humbasin mundësinë bile edhe për të vëzhguar zgjedhjet e pritshme bashkiake të 15 nëntorit dhe ndryshe nga vitet paraardhëse “nuk do të kenë mundësi të ligjësojnë, të vërtetojnë rezultatet e tyre”. Por udhëheqja e BE nuk mundi që nuk mundi të shtypë dot opozitën ndaj pavarësisë së Kosovës brenda radhëve të veta, gjë kjo që vë nën pikëpyetje aftësinë e Organizatës për të dalë me pozita të bashkërenditura në lidhje me çështje të tjera me rëndësi kyçe europiane. Dëgjimet në Gjykatën Ndërkombëtare të OKB-së-ku një pjesë e shteteve anëtare të BE do të dalin në oponencë me kolegët e vet- zor se do t’ia rrisë autoritetin Brukselit, Komisionit Europian dhe vetë Traktatit të Lisbonës. Të dhënë me shumë zell pas “çarjes së rrugës” së këtij dokumenti duke shkelur edhe mbi kokat e irlandezëve të pabindur dhe liderëve kryeneçë të vendeve të Europës Lindore, zotërinjtë Solana, Barroso, Kreu i MPJ së Suedisë Karl Bildt dhe shokët e tyre të idesë, me sa duket nga të gjitha, u ndodhën të zënë në kurthin kosovar. Sepse cilido që të jetë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare, ndërsa ai pritet të shpallet në fillim të vitit 2010, vetë procesi do të demonstrojë dobësinë e pozitave të Brukselit. Meqenëse BE po del i përçarë në përbërjen e vet në dëgjimet e organit më të lartë gjyqësor botëror, lind natyrshëm pyetja, në se është vallë i aftë ai të zgjidhë efektivisht problemet e tjera ligjoro-ndërkombëtare-ballkanike, kaukaziane, ato të vendeve të pellgut të Detit të Zi? Në rastin me Kosovën zgjedhja qe bërë në favor të imponimit gradual të pavarësisë së krahinës serbe. Por ky skenar pësoi dështim të plotë, ndërsa variant tjetër revervë nuk iu ndodh në sirtar nëpunësve të Brukselit. A ia vlen të habitesh atëhere nga fakti se më 1 dhjetor përpara Gjykatës në Hagë do të dalin jo vetëm autorët e pavarësisë kosovare, por edhe euroinspiruesit dhe eurokëshilltarët e tyre? Dhe kjo nuk është aspak dhurata më e mirë për arkitektët e “Europës unike!”, përfundon komentin e vet vëzhguesi ynë Pjotër Iskenderov.