Zëri i Rusisë Turqia pranoi të marrë pjesë në ndërtimin e gazsjellësit “South Stream në këmbim të pjesëmarrjes së Rusisë në ndërtimin e gazsjellësit Samsun-Xhejhan. Siç shkruan gazeta “Kommersant”, takimi i palëve të interesuara në Bashkinë e qytetit të Milanos përmbante njëfarë lloj intrige, por në të vërtetë planet e bashkëbiseduesve rusë ishin shumë më ambicioze. Zoti Putin me bindje të plotë i mbështeti të gjitha dyshimet e homologut të tij bullgar në Ankara për llogari të arsyeshmërisë në se ia vlen apo jo të ndërtohet naftësjellësi me itinerar Burgas-Aleksandropolis. Ai tashmë e pat perceptuar fort mirë atë fakt, se në qoftë se bullgarët do të heqin dorë jo vetëm nga ky projekt, kurse Rusia nga pjesëmarrja e Bullgarisë në realizimin e gazsjellësit “South Stream”, atëhere, në fund të fundit, për të gjithë kjo do të jetë vetëm më mirë (por jo për Bullgarinë). Sigurisht që nuk do të ishte keq të ndërtohej gazsjellësi Burgas-Aleksandropolis, vë në dukje gazeta “Kommersant”, por pavendosmëria, luhatjet e mëdyshjet e vazhdueshme të Bullgarisë — a na duhet ne vallë një gjë e tillë? A mund të shtrohen këto gati 300 kilometra tubacine? - ishin të afta të çmendnin çdo njeri dhe aq më tepër zotin Putin, i cili nuk është shquar kurrë në raste të tilla për shfaqje durimi të madh. Si përfundim, tani u morr pëlqimi nga ana e Turqisë për shtrimin e tubacionit të gazit me anashkalim të territorit të Bullgarisë. Përveç kësaj, projekti Burgas-Aleksandropolis gjithashtu nuk mund të quhet tani si i fshirë nga defteri për realizim.

 
Komentimi i artikullit të ditës


Presidenti i Bashkimit të Industrialistëve të sferës së naftës dhe gazit të Rusisë Genadi Shmal mendon, se me dhënien e pëlqimit nga Turqia nuk është anuluar megjithatë domosdoshmëria e bashkërendimeve përkatësisht realizimit të projektit “South Stream”: “Përveç territorit turk ky gazsjellës do të duhet të shtrohet edhe nëpër një sërë vendesh të tjera europiane. Siç tashmë dihet Serbia po ashtu e dha pëlqimin e vet, bullgarët vazhdojnë të mendohen akoma. Por, sido që të jetë, marrja e pëlqimit nga ana e Turqisë, mund të thuhet, se është më tepër se gjysma e punës. Mendoj, se tani procesi i bashkërendimit me vendet e tjera do të vazhdojë në mënyrë më të suksesshme. Sigurisht, gazsjellësi “South Stream” nuk do të mund të eliminojë plotësisht varësinë e furnizuesve dhe blerësve nga vendet transitore. Varësia minimizohet në mënyrë të theksuar, por mundësitë e Ukrainës nuk mund të zëvendësohen krejtësisht megjithatë. Në të ardhmen vëllimet e furnizimeve të gazit rus në Europë do të vijnë duke u rritur. Kriza aktuale pas një viti apo një viti e gjysëm mund të mbarojë, do të evidentohet një ngritje e caktuar e ekonomisë dhe kjo gjë do të kushtëzojë kërkesën në rritje për burime lëndësh djegëse”, konkludon Genadi Shmal.