Zëri i Rusisë Gazetarët kryesorë rusë dhe ukrainas do të takohen në Kiev për të diskutuar problemet në lidhje me informimet e ngjarjeve në të dy vendet. Presidenti i fondit “Akademia e Trasmetimeve Televizive Ruse” Mihaill Shvidkov vuri në dukje, se detyra kryesore e tryezës rrumbullake të bisedimeve është arritja e asaj, që shtypi i të dy vendeve të jetë maksimalisht objektiv dhe të mos i fusë në grindje të dy popujt. Në kryeqytetin e Ukrainës mbërritën drejtuesit e “Rossiskaja gazeta”, “Moskovski komsomolec”, “Ogonka”, përkatësisht Viaçesllav Fronin, Pavell Gusjev, Viktor Lloshak. Ukrainën e përfaqëson në veçanti, Kryeredaktori i të përjavshmes me popularitet “Pasqyra e javës” Vladimir Mostovoj. Takime të tilla planifikohet të zhvillohen rregullisht.