Zëri i Rusisë Numri i të sëmurëve me gripin A H1N1 në Rusi u rrit me 120 veta për 4 ditë. Për këtë deklaroi Kryemjeku sanitar Gennadi Onishenko. Aktualisht në Rusi numri i mbartësve të virusit të rrezikshëm për jetën përbën 927 veta. Sipas fjalëve të Onishenko, në vend po vazhdon vaksinimi kundër gripit sezonal. Në lidhje me prekjet e shpeshta të njerëzve nga gripi, në Çita u mbyllën të gjitha shkollat për një periudhë dy javore.