Zëri i Rusisë Shtëpia aksionere “Sothbys” solli në Moskë thesare të dinastisë mbretërore Romanov dhe kryeveprat e pikturës të mjeshtrave rusë. Koleksioni unikal i punëve argjendarike të dukeshës së Madhe Maria Pavllova Romanova u kthye për herë të parë në Rusi pas ngjarjeve të vitit 1917. Koleksionin prej 48 mjetesh të firmës Karl Faberzhe, u morr fshehurazi nga vendi në mes të revolucionit. 90 vjetë ai konsiderohej i zhdukur. Ky koleksion iu dorëzua për ruajtje ambasadës suedeze në vitin 1918. Këto bizhuteri të çmuara u identifikuan para pak kohësh gjatë zhvillimit të inventarit në ambjentet diplomatike.