Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev mbërrin me një vizitë në Beograd për kremtimin e 65 vjetorit të çlirimit nga pushtuesit nazistë. Para kësaj Kreu i shtetit rus do të zhvillojë negociata me Presidentin e Serbisë Boris Tadiç, të cilat do ti kushtohen zgjerimit të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, para së gjithash, në sferën e naftës dhe gazit. Fjalë do të bëhet për përfshirjen e Serbisë në projektin e gazsjellësit “Rryma Jugore”, nëpër të cilin gazi rus do të transportohet në vendet e Europës nëpër fundin e Detit të Zi.