Zëri i Rusisë Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill pret nga Drejtorja e re e Përgjithshme e UNESKO-s ndërmarrjen e hapave për forcimin e bashkëpunimit të kësaj organizate me komunitetet fetare. “UNESKO-s me të drejtë të plotë i përket një rol i veçantë në vendosjen e paqes dhe konsolidimit të respektit reciprok midis qytetërimeve mbi bazën e fortë, të palëkundshme të vlerave morale që respektohen nga shumica dërrmuese e njezëzve”, — thuhet në Mesazhin e Patriarkut Kirill drejtuar Irina Bojkova-s, e cila u zgjodh para pak kohësh në postin e Drejtores së Përgjithshme të UNESKO-s.