Zëri i Rusisë Rusia do të dëshironte të dëgjonte nga Bashkimi Europian datën konkrete të vendosjes së regjimit pa viza midis tyre, deklaroi Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov në konferencën për shtyp mbajtur në Bruksel. Anëtarja e Komisionit Europian për çështjet ndërkombëtare Benita Ferrero-Valdner tha se Bashkimi Europian nuk është ende i gatshëm për të përcaktuar afatet konkrete, por megjithatë e quajti vendosjen e regjimit pa viza “detyrë të përbashkët strategjike”.