Zëri i Rusisë Skuadrat përfaqësuese të futbollit të Rusisë dhe Sllovenisë do të luajnë për të drejtën e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të futbollit të vitit 2010. Për këtë u bë e ditur pas hedhjes së shortit në selinë e FIFA-s në Zurich. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 nëntor në Rusi, ndërsa e dyta më 18 nëntor jashtë kufijve të saj.