Zëri i Rusisë Në Ukrainë startoi fushata paraelektorale presidenciale. Zyrtarisht KQZ-ja do të fillojë regjistrimin e kandidatëve vetëm më 20 tetor. Por, duke gjykuar nga të gjitha, lufta ka filluar tashmë që prej kohësh. Përpunimi dhe influencimi i popullsisë po zhvillohet me kohë dhe liderët e garës paraelektorale tashmë janë përcaktuar, njoftoi në intervistën e vet dhënë për “Zërin e Rusisë” Drejtori i Qendrës ukrainase të studimit të problemeve të shoqërisë qytetare (civile) Vitali Kulik: “Ne kemi tre kandidatë evidentë. Këta janë: Viktor Janukoviç, Julia Timoshenko dhe Arsenij Jacenjuk. Janukoviç ruan pozita prej lideri dhe sipas rejtingëve i ka siguruar tani vetes 20-26 % të votave. Në vend të dytë renditet Julia Timosheko me 19 % dhe në vend të tretë Jaceniuk me 9 %. Por situata mund të ndryshojë meqenëse pjesa zyrtare e fushatës elektorale sapo ka filluar. Kryeministrja vepruese Julia Timoshenko, nga njëra anë, po i afrohet zgjedhjeve me një prapavijë të mirë sociale: pensionet dhe rrogat u paguhen në kohë buxhetorëve, marrëveshjet për furnizimet e gazit me Rusinë po funksionojnë, inflacioni po ruhet brenda kufijve të lejueshëm. Por qendrimi i paprincipshëm tashmë i njohur i Julia Timoshenkos mund të luajë një shaka fatale me të. Ja se ç’thotë Zëvendës drejtori i Institutit rus të vendeve të BSHP-ra Vladimir Zharrihin: “Kësaj vere Julia Timoshenko në mënyrë mjaft aktive dhe konstruktive ka bashkëvepruar me udhëheqjen ruse. Për këtë ajo u akuzua për tradhëti ndaj shtetit dhe filloi të humbasë zërat në mes të elektoratit të qarqeve perëndimore të Ukrainës. Atëhere ajo në formë të theksuar ndryshoi tonin e deklaratave të veta. Doli me një fjalim në Kongresin Botëror të Ukrainasve në Lvov. Sulmoi ajo në të gjuhën ruse. Dhe rezultatin e dëshiruar e arriti: të dhënat e fundit të anketimeve sociologjike dëshmojnë për atë se Timoshenkos iu rritën zërat në mbështetje të saj. Përse i përket kandidatëve të tjerë-ndërsa për veten si të tillë kanë deklaruar rreth 10 persona për në postin e kryetarit të shtetit, duhet thënë se asnjëri nga ata nuk ka arritur të grumbullojë as 3 % të simpatisë së popullsisë. Bile edhe rejtingu i Presidentit aktual, i cili përpiqet ti bindë të gjithë se ai do të sigurojë për veten mandatin e dytë në postin presidencial, luhatet tek 2 % dhe tani për tani ekzistojnë pak shanse për të ndryshuar situata e krijuar.