Zëri i Rusisë Foto RIA LajmetBE po ingranohet aktivisht në betejën ruso-amerikane që po zhvillohet në prapaskenë për Gadishullin e Krimesë. Sipas të dhënave të botimit “Nezavisimaja gazeta”, në site-n e qeverisë ukrainase u duk një informacion i shkurtër mbi atë, se menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, BE do të fillojë realizimin e programit “Iniciativa e përbashkët e Komunitetit në Krime”, e cila përfshin projektet investuese në të gjitha sferat ekonomike dhe sociale të Autonomisë ukrainase-Krimesë pra. Ekspertët mendojnë, se investimet e drejtpërdrejta financiare në ekonominë e Krimesë mund të zhvendosin thekset në mendimin e opinionit publik të banorëve të Krimesë: nga mbështetja e Rusisë tek luajaliteti i BE. Nëpunësit e qeverisë ukrainase saktësojnë, se plani tashmë i përpunuar i veprimeve të vendeve europiane në Krime do të miratohet në pranverë të vitit të ardhshëm. Aktualisht fjalë bëhet mbi atë, se për çdo njërin nga vendet e BE do të përcaktohen drejtime të veçanta të zhvillimit të Krimesë: për Britaninë e Madhe-ekonomia, për Suedinë-ekologjia, për Hollandën-shoqëria civile. Në momentet e tanishme në projektin në fjalë janë të gatshëm të marrin pjesë gjithashtu Finlanda, Gjermania, Hungaria, Polonia, Lituania dhe ,ndoshta, Estonia. Siç shkruan botimi “Nezavisimaja gazeta”, kabineti i ministrave të Ukrainës shpreson, se tashmë që në vitin e ardhshëm, në kuadrin e kësaj iniciative, në Krime do të investohen deri në 12 milionë euro.


***


Deputetët e Dumës Shtetërore mbështetën në lexim të parë projekt ligjin mbi zbutjen e përgjegjësisë për krimet tatimore. Siç shkruan gazeta “Vedomosti”, sipërmarrësit, të cilët kanë derdhur vullnetarisht tatimet në buxhet, nuk do ti nënshtrohen veprimit të përgjegjësisë penale. Por ekspertët i druhen asaj, se amendamenti në fjalë do ti detyrojë sipërmarrësit të derdhin tatimet në buxhet menjëherë me kërkesë të parë, kurse më vonë të rimarrin me gjyq “tepricat” e pagesave të bëra nga ata. Çështja penale në lidhje me rezultatet e kontrollit tatimor do të ngrihet vetëm pas hyrjes në fuqi ligjore të vendimit të marrë nga grupi i inspektimit, në qoftë taksapaguesi ka refuzuar të përmbushë kërkesën e tij për pagesën e tatimeve, gjobave dhe kamatave. Në mënyrë të ndjeshme do të rriten edhe shumat e tatimeve, për mospagimin e të cilave shkelësit i nënshtrohen përgjegjësisë penale.


***


Botimi “RBC Daily” shkruan, se kompanitë e transportit ajror i kërkuan Dumës Shtetërore që tu lejojë atyre të punësojnë pilotë të huaj. Aktualisht shumë kompani ajrore po ndeshen me problemin e pamjaftueshmërisë së pilotëve të aftë të punojnë me avionët e prodhimit të huaj. Ndër të tjera, duhet thënë, se kualifikimi i tyre mbetet në nivelin jo më të dëshirueshëm të lartë. Gjatë kësaj, aty nga i fundi i vitit deri në 6o % e të gjitha transportimeve ajrore do të realizohet me anë të avionëve të prodhimit të huaj. Aktualisht po shqyrtohet mundësia e tërheqjes së pilotëve nga vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, sepse tani për tani në kompanitë ajrore ruse mund të punojnë vetëm shtetasit e Bjellorusisë. Lejimi i punësimit të pilotëve nga vendet e Balltikut momentalisht nuk po shqyrtohet. Në kompanitë ajrore vënë në dukje, se pa tërheqjen e pilotëve të huaj do të bëhet problematik shfrytëzimi në Rusi i aeroplanëve të modeleve të reja.