Zëri i Rusisë Foto RIA LajmetDiskutimi i projektit të ndërtimit të rrokaqiellit (gradaçelës) së “Garprom-it” në Shën Peterburg doli në etapën e re të radhës. Kundër veprimtarëve të kulturës, të cilët e dënojnë, e kritikojnë “ndërtimin e shekullit”, kanë hedhur në kundërsulm, në cilësinë e artilierisë së rëndë, veprimtarë po të tillë kulturorë të cilët janë ithtarë të ndërtimit në fjalë të quajtur “Ohta-Qendër”. Mua, si taksapagues i ndërgjegjshëm që jam, shkruan vëzhguesi i gazetës “Moskovskij komsomolec”, më intereson diçka tjetër: “Mos vallë në të vërtetë “Gazprom” nuk ka probleme të tjera më të rëndësishme për të zgjidhur se sa të harxhojë paratë tona për të ndërtuar gradaçelën e vet? Sepse monopolisti i gazit në pjesën më të madhe të vet i përket shtetit. Ndërsa kjo do të thotë, se paratë (si fitimet, ashtu dhe shpenzimet) janë gjithashtu, në njëfarë mënyre, shtetërore. Ideja e krijimit të rajonit të ri urban, qendër e të cilit dhe duhet të bëhet godina e sipërpërmendur me lartësi 400 metra, në të cilën do të vendosen zyrat e “Gazprom-it” dhe “filialeve” të tij (simotrave) që punojnë në rajon, lindi që në vitin 2005. Fillimisht administrata e kryeqytetit Verior rus shpalli, se do të caktojë për ndërtimin e gradaçelës 60 miliardë rubla nga buxheti i qytetit si bonuse për atë që një nga filialet simotra të monopolistit të gazit u riregjistrua (ripasaportizua) në Peterburg. Në dhjetor të vitit të kaluar Kreu i “Gazprom-it” Aleksei Miler deklaroi, se “Gazprom” do të marrë mbi vete plotësisht të gjitha shpenzimet e ndërtimit të gradaçelës. Gjatë kësaj kosto e ndërtimit të saj nuk ka ndryshuar as edhe një centezë. Por kanë ndryshuar megjithatë në mënyrë të qenësishme një sërë treguesisht të tjerë kyçë të veprimtarisë së “Gazprom-it”. Kështu, p.sh, nxjerrja e gazit në Federatën Ruse gjatë vitit në vazhdim ka rënë gati 20 %. Përafërsisht po kaq u reduktua edhe programi investues i “Gazprom-it”. Fitimet në tremujorin e parë të këtij viti ranë gati 2.5 herë në krahasim me periudhën analogjike të vitit të kaluar. Në këto kushte shpenzimi i 60 miliardë rublave për ndërtimin e gradaçelës së re duhet të jetë mëse i justifikuar. Po me çfarë?- do të pyeni me të drejtë ju. Arsyeja, mendja e thjeshtë njerëzore nuk është dot në gjendje të gjejë asnjë argument serioz në favor të justifikimit të një kokëfortësie të tillë”, përfundon vëzhguesi i gazetës "Moskovskij komsomolec".


Komentimi i artikullit të ditës


Anëtari i Lidhjes së Arkitektëve të Rusisë Valentin Kiseljov mban një qendrim tejet negativ ndaj ndërtimit të kësaj gradaçele: “Peterburgu është kryeqyteti i Perandorisë ruse. Dhe kjo gjë ka megjithatë rëndësi, domethënie ndërkombëtare. Qyteti është konstruktuar nga mjeshtra të mëdhenj, me emër. Prandaj, kaq thjesht, vetëm me dëshirën e guvernatores apo dhe bile të vetë “Gazprom-it” nuk mund të zgjidhen çështje të tilla. Ekzistojnë organizata shoqërore, ekziston UNESKO që mbron interesat ndërkombëtare në sferën e kulturës. Prandaj, unë mendoj, se debati kryesor në lidhje me këtë është akoma përpara. Ekziston një numër i madh njerëzish të cilët janë fort të interesuar për ruajtjen e pamjes historike të qytetit. Ndërsa shteti po del në këtë rast në një pozitë aspak të përshtatshme, kompromentuese për veten, duhet thënë, duke demonstruar në këtë rast se për hir të parave ai është i gatshëm për çdo gjë”, konkludon Valentin Kiseljov.