Zëri i Rusisë Hyrja e Serbisë në BE nuk paraqet asnjë rrezik për Rusinë, por në të kundërt është në leverdi të saj, deklaroi Presidenti i Serbisë Boris Tadiç në vigjilje të vizitës së Presidentit Dimitri Medvediev. Sipas fjalëve të Kreut të shtetit serb, Beogradi është i kënaqur me atë, se me modernizimin e industrisë së naftës së vendit merret “Gazprom-Neft”. “Vendet tona fqinje përpiqen gjithashtu të hyjnë në BE, kështu që për “Gazprom”-in ky do të jetë një treg i ri në BE”, është i bindur Presidenti i Serbisë. “Në BE ne do të jemi mikja më e mirë e Rusisë. Kjo do të na ndihmojë në të gjitha marrëdhëniet”, vuri në dukje Tadiç.