Zëri i Rusisë Takimi i ruseve Nadezhda Petrova dhe Jana Buçina në Moskë do të startojë turneun e 20-të ndërkombëtar të tenisit “Kupa e Kremlinit”. Një nga ngjarjet e tij të rëndësishme do të bëhet ndarja me shikuesit në lidhje me përfundimin e karrierës profesionale të tenistit legjendar Marat Safin. Në ndeshjen startuese ai do të ndeshet me “raketën e tetë” të botës Nikollai Davidenko, i cili në vigjilje u bë fitues i turneut të serisë “Masters” të tenisit në Shangai.