Zëri i Rusisë Marrëdhëniet Rusi-BE, duke përfshirë edhe krijimin e katër hapësirave të përbashkëta, do të diskutohen nga pjesëmarrësit e mbledhjes së Këshillit të Përhershëm të palëve partnere në nivel krerësh të MPJ. Delegacionin rus e kryeson Ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov. Në takimin në fjalë planifikohet gjithashtu të diskutohet përgatitja e samitit të pritshëm më 18 nëntor në Stokholm Rusi-BE. Një vemendje e veçantë do ti kushtohet procesit negociator për përfundimin e marrëveshjes bazë Federata Ruse-BE.