Zëri i Rusisë Rusia bën çdo gjë të mundur, që deri në dhjetor të nënshkruhet me SHBA-s Traktati i ri mbi shkurtimin e armatimeve strategjike ofensive (ASO), deklaroi Dimitri Medvediev. Në intervistën e vet dhënë për gazetën serbe “Lajmet e mbrëmjes” Presidenti vuri në dukje, se Moska ka ndërmend të ruajë armatimet bërthamore në nivelin e nevojshëm minimal për garantimin e sigurisë kombëtare. Gjatë kësaj Medvediev konfirmoi, se Rusia është gati të shkurtojë sasinë e mbartësve me më shumë se tre herë.