Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev gjatë vizitës së vet në Serbi më 20 tetor ka ndërmend të diskutojë një sërë projektesh të mëdha të përbashkëta në sektorin energjetik, në fushat e transportit, bashkëpunimit kulturoro-humanitar dhe tekniko-shkencor. Për këtë ai deklaroi në intervistën e vet dhënë mjeteve serbe të informimit masiv. Lideri rus vuri në dukje veçanërisht, se vizita e tij i kushtohet 65 vjetorit të çlirimit të kryeqytetit serb nga pushtuesit nazistë. “Kjo ngjarje ka një rëndësi të veçantë, sepse ajo është e mbushur me kujtimin e përbashkët historik dhe krenarinë e përbashkët për burrërinë e etërve dhe gjyshërve tanë, të cilët triumfuan mbi fashizmin”, tha Dimitri Medvediev.