Zëri i Rusisë Askush nuk ka të drejtë të flasë mbi vendimet e çështjes kosovare pa fjalën e fundit të Serbisë, deklaroi Dimitri Medvediev për mjetet serbe të informimit masiv në vigjilje të vizitës së vet në Beograd. Sipas fjalëve të tij, pavarësisht nga përpjekjet e mbrojtësve të pavarësisë kosovare, që të përfytyrohet ai si proces i pakthyeshëm, është e pamundur që të mbyllet kjo çështje. Rusia ndërton pjesëmarrjen e vet në rregullimin e konfliktit në lidhje me formulën e miratuar me Beogradin: “iniciativa-i takon Beogradit, kurse Moska e mbështet atë”, theksoi Dimitri Medvediev.