Zëri i Rusisë Rusia do të dëshironte një qartësi më të madhe përkatësisht planeve të SHBA-s në lidhje me krijimin e sistemit alternativ të Mbrojtjes Antiraket (MAR) aty nga viti 2018, kur planifikohet të konstruktohen mjetet e frenimit të raketave ndërkontinentale, deklaroi të premten Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov. “Pasi hoqën dorë nga planet për (MAR), SHBA-s përpunuan sistemin aleternativ, i cili në etapën e parë nuk do të krijojë ndërlikime që kanë të bëjnë me rajonin e tretë pozicional, por përsa i përket etapës tjetër të tij do të donim të sqaroheshim në mënyrë më të hollësishme”, — tha Ministri rus në intervistën e vet dhënë radiokompanisë “Zëri i Rusisë”, Agjencisë RIA Lajmet dhe kanalit televiziv Russia Today.