Zëri i Rusisë Ministrja e shëndetësisë dhe zhvillimit social të Rusisë Tatiana Golikova dorëzoi në Këshillin e Europës dokumentin mbi ratifikimin nga Moska të Kartës Sociale Europiane. Dokumentin në fjalë ajo ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës Turborn Jagland gjatë takimit në Pallatin e Europës në Strasburg. Federata Ruse e ratifikoi kartën në qershor të vitit 2009. Siç vuri në dukje Golikova, ky hap është plotësim i një prej detyrimeve të marra mbi vete nga Rusia gjatë hyrjes së saj në Këshillin e Europës.