Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev i bëri një vlerësim mjaft të lartë manovrave stërvitore të Forcave Kolektive të Reagimit Operativ (FKRO) të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), të cilat u zhvilluan në Kazakistan. “Kjo është një ngjarje me rëndësi etape në zhvillimin e OTSK dhe bashkëveprimit tonë. Kjo është kundërpërgjigje ndaj rreziqeve kërcënuese me të cilat ndeshen vendet tona të tilla si terrorizmi, narkotrafiku, radikalizmi fetar. Ky është një hap i ri drejt krijimit të reagimit tonë të kundërpërgjigjes ndaj rreziqeve të botës bashkëkohore që vijnë nga rajone të ndërlikuara të Azisë Qendrore dhe vende të tjera”, — deklaroi Dimitri Medvediev.