Zëri i Rusisë Foto RIA LajmetLiberal-demokratët, komunistët dhe “Rusia e drejtë”, që më parë refuzuan pjesëmarrjen në punën e Dumës Shtetërore ruse, së shpejti do të kthehen në sallën e mbledhjeve. Botimi “Rossiskaja gazeta” vë në dukje, se rregullimi i konfliktit filloi me atë, se Presidenti Dimitri Medvediev zhvilloi biseda telefonike me liderët e fraksioneve opozitare. Udhëheqësi i Partisë Liberal-Demokratike deklaroi, se kërkesat e partive praktikisht u kënaqën. “Kryesorja është, se ne e realizuam tashmë të drejtën tonë të dëgjoheshim nga Presidenti”, deklaroi ai. Më të paepurit, më të vendosurit vazhdojnë të mbeten deri tani komunistët, të cilët nuk kanë ndërmend të kthehen në sallën e mbledhjeve të Dumës Shtetërore. Drejtuesit e tre fraksioneve arritën atë pikësynim se javën tjetër Dimitri Medvediev do të takohet dhe do ti dëgjojë ata.


***


Organet e monitorimit janë të pakënaqura nga programet e disa kanaleve të huaja televizive për nga pikëpamja e përmbajtjes së tyre. Gazeta “Vedomosti” arriti të informohet mbi me atë, se kritikës i nënshtrohet kanali televiziv Viasat History, në të cilin u vërejtën thënie me ngjyrim ekstremist. Përveç kësaj, në programet e kanalit ka patur raste të falsifikimit të historisë së Luftës së Dytë Botërore. Është e pamundur ti parashtrohen pretendimet në lidhje me këto prodhuesit (Viasat bën pjesë në holldingun suedez të Modern Times Group), pasi ky kanal transmeton në Rusi me shkelje legjislacioni: ai nuk është regjistruar këtu si mjet informimit masiv dhe nuk zotëron licencë transmetimi me shfrytëzimin e rrjeteve kabllore. Viasat nuk është në dijeni për pretendimet ndaj tij nga ana e organeve të kontrollit, tha përfaqësuesi i tij. Por siguron, se gjithmonë respekton ligjet e atyre vendeve, në të cilat transmetojnë kanalet televizive të Viasat. Problemi që ka të bëjë me zotërimin e licencës për transmetim në rrjet kabllor nuk u komentua nga ai, shkruan botimi “Vedomosti”.