Zëri i Rusisë Çfarëdolloj përpjekjesh për të vënë në pikëpyetje kompetencën dhe plotfuqishmëritë e Misionit të OKB-së për çështjet e administratës së përkohëshme në Kosovë ose për ti zëvendësuar ato me struktura të tjera ndërkombëtare janë krejtësisht të palejueshmë pasi ato bien në kundërshtim me vendimet e sanksionuara më parë nga Këshilli i Sigurimit. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rregullimin e problemit kosovar. Ai e quajti të trishtueshme situatën me mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë